Trashëgimi në Çeki: interpret te noteri dhe përkthime zyrtare

Në Çeki procedurën e trashëgimisë e drejton noteri, në emër të gjykatës. Nëse një trashëgimtar nuk e flet çekishten, noteri kërkon interpret gjyqësor dhe dokumente të përkthyera zyrtarisht. Jam interpret gjyqësor dhe kam diplomë në drejtësi, ndaj ju shpjegoj edhe çfarë po ndodh.

Shkruani në WhatsApp

Si ju ndihmoj

  • Interpret në takimin te noteri
  • Përkthim zyrtar i certifikatës së vdekjes, lindjes dhe martesës
  • Përkthim i prokurave (autorizimeve) dhe deklaratave
  • Përkthim i vendimit të trashëgimisë nga çekishtja në shqip

Trashëgimtarët jashtë Çekisë

Nëse disa trashëgimtarë jetojnë në Shqipëri ose në Kosovë, shpesh duhet një prokurë (autorizim) e përkthyer zyrtarisht. Ju them paraprakisht çfarë kërkon noteri.

Çmimet

Përkthim zyrtar, për faqe550 Kč
Interpret te noteriçmimi sipas marrëveshjes

Pyetje të shpeshta

A mund të jetë interpret një familjar?

Zakonisht jo. Noteri kërkon interpret gjyqësor të regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë.

Sa kushton interpreti te noteri?

Varet nga kohëzgjatja dhe vendi. Ju jap çmimin paraprakisht, pa detyrim.

Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja · Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja, interpret dhe përkthyes gjyqësor i gjuhës shqipe dhe çeke, i regjistruar në listën e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Çeke.

Shkruani në WhatsApp +420 776 811 997 · mehqemeja.altin@gmail.com

WhatsApp