Përkthim zyrtar i dokumenteve për shtetësinë çeke

Kur aplikoni për shtetësi çeke, zyra e rajonit (Krajský úřad) kërkon dokumente nga vendi juaj i origjinës, të përkthyera zyrtarisht në çekisht. I përkthej me klauzolë dhe vulë përkthyesi gjyqësor, të pranuara nga të gjitha zyrat çeke.

Dërgo listën në WhatsApp

Dokumentet që përkthehen më shpesh

  • Certifikatë lindjeje
  • Certifikatë martese ose vendim divorci
  • Dëshmi penaliteti nga Shqipëria ose Kosova
  • Vërtetim shtetësie
  • Vendime gjyqësore për ndryshim emri ose kujdestari

Përkthimi i dëshmisë së penalitetit →

Përkthimi i certifikatave →

Para se të filloni

Lista e saktë varet nga situata juaj dhe e jep zyra ku aplikoni. Më dërgoni listën dhe foton e dokumenteve. Ju them çfarë duhet përkthyer, nëse duhet apostilë ose superlegalizim dhe sa kushton, para se të paguani.

Dokumente nga Kosova: superlegalizimi →

Çmimet

Përkthim zyrtar, për faqe / certifikatë550 Kč
Ekspres (dokument 1 faqe)850 Kč

Pyetje të shpeshta

A më duhet të vij në Brno?

Jo domosdoshmërisht. Origjinalet mund t'i dërgoni me postë dhe përkthimet ua kthej me postë kudo në Çeki.

Sa zgjat përkthimi i të gjitha dokumenteve?

Zakonisht 2–3 ditë pune për një paketë të zakonshme dokumentesh. Për më shumë dokumente ju them afatin paraprakisht.

Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja · Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja, interpret dhe përkthyes gjyqësor i gjuhës shqipe dhe çeke, i regjistruar në listën e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Çeke.

Dërgo listën në WhatsApp +420 776 811 997 · mehqemeja.altin@gmail.com

WhatsApp