Përkthim i diplomës dhe nostrifikim në Çeki

Për të punuar në shumë profesione ose për të vazhduar studimet në Çeki, diploma juaj nga Shqipëria ose Kosova shpesh duhet të nostrifikohet (njihet zyrtarisht). Për këtë duhet përkthim zyrtar në çekisht.

Dërgo foton në WhatsApp

Çfarë përkthej

  • Diplomë e shkollës së mesme dhe universitetit
  • Lista e notave (suplementi i diplomës)
  • Programi mësimor, kur kërkohet
  • Certifikata profesionale dhe licenca

Ku bëhet nostrifikimi

  • Shkolla e mesme: zyra e rajonit ku jetoni (Krajský úřad)
  • Universiteti: një universitet publik çek me program të ngjashëm
  • Profesionet shëndetësore: Ministria e Shëndetësisë

Nostrifikimin nuk e bëj unë, por ju përgatis përkthimet saktë dhe ju them ku duhet të shkoni.

Çmimet

Përkthim zyrtar, për faqe (1 800 shenja)550 Kč

Pyetje të shpeshta

A duhet apostilë në diplomë?

Shpesh po, për diplomat nga Shqipëria. Për Kosovën mund të kërkohet superlegalizim. Pyesni zyrën ku aplikoni ose më shkruani.

Sa zgjat?

Diploma dhe lista e notave zakonisht 2–3 ditë pune.

Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja · Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja, interpret dhe përkthyes gjyqësor i gjuhës shqipe dhe çeke, i regjistruar në listën e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Çeke.

Dërgo foton në WhatsApp +420 776 811 997 · mehqemeja.altin@gmail.com

WhatsApp