Martesë në Çeki: dokumentet dhe interpreti

Nëse njëri nga partnerët nuk e flet çekishten, ligji çek kërkon interpret gjyqësor në ceremoninë e martesës. Matrika kërkon gjithashtu dokumente nga Shqipëria ose Kosova, të përkthyera zyrtarisht në çekisht. Ju ndihmoj me të dyja.

Shkruani në WhatsApp

Dokumentet që zakonisht kërkon matrika

  • Certifikatë lindjeje
  • Certifikatë e gjendjes martesore (që nuk jeni i/e martuar)
  • Vërtetim shtetësie dhe vendbanimi
  • Nëse jeni divorcuar: vendimi i divorcit
  • Pasaportë

Matrika ku martoheni jep listën e saktë. Më dërgoni listën dhe ju them çfarë duhet përkthyer, si dhe nëse duhet apostilë ose superlegalizim.

Përkthimi i certifikatave →

Si funksionon

  • Më shkruani datën dhe vendin e martesës.
  • Më dërgoni foton e dokumenteve për ofertë.
  • Përgatis përkthimet zyrtare për matrikën.
  • Në ditën e martesës jam interpreti juaj në ceremoni.

Çmimet

Përkthim zyrtar, për certifikatë550 Kč
Interpret në ceremoninë e martesës5 000 Kč

Pyetje të shpeshta

A mund të jetë interpret një mik ose familjar?

Jo. Në martesë duhet interpret gjyqësor i regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë.

Sa kohë përpara duhet t'i përgatis dokumentet?

Të paktën disa javë përpara, sidomos nëse dokumentet nga Shqipëria ose Kosova duhet të kenë apostilë ose superlegalizim.

Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja · Dipl. Jurist. Altin Mehqemeja, interpret dhe përkthyes gjyqësor i gjuhës shqipe dhe çeke, i regjistruar në listën e interpretëve dhe përkthyesve gjyqësorë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Çeke.

Shkruani në WhatsApp +420 776 811 997 · mehqemeja.altin@gmail.com

WhatsApp